Makthi që duhet të jetojnë banorët mes trupave të pajetë

02 April 2020, Ecuador, Guayaquil: Men with protective suits load a coffin into a car in front of the hospital General del Guasmo. The port city of Guayaquil is the most affected by Covid-19 in Ecuador. Dead bodies lie in the apartments for days, the morgues of the hospitals are overcrowded. The city administration requested four refrigerated containers in which the corpses can be temporarily stored. Photo: Marcos Pin Mendez/dpa (Photo by Marcos Pin Mendez/picture alliance via Getty Images)

Makthi që duhet të jetojnë banorët mes trupave të pajetë

09:55 04/04/2020

Situata e pandemisë ka krijuar probleme të mëdha në disa vende. I tillë është edhe Ekuadori. Rrugët e qytetit Guayaquil janë boshatisur, kanë mbetur pak banorë, ndërsa shumë të tjerë kanë humbur jetën. Por më e keqja, trupat e të vdekurve janë lënë në rrugë për shkak të mbipopullimit.

Pandemia e koronavirusit ka çuar në kolaps shërbimet publike të qytetit më të populluar në vend. Spitalet nuk kanë më vend për të pritur pacientët e sëmurë, ndërsa morgu, krematoriumet dhe agjencitë e funeraleve nuk kanë mundësi të merren me të gjitha rastet.

Duke mos pasur asnjë vend ku t’i dërgojnë, shumë banorë thonë se nuk kanë asnjë vend tjetër veçse trupat e pajetë t’i lenë në rrugë.

Është ende e paqartë nëse të gjithë viktimat janë duke humbur jetën për shkak të koronavirusit. Megjithatë shumë familjarë thanë se të dashurit e tyre kanë pasur simptoma të njëjta me virusin.

“Kemi pritur për pesë ditë”, tregoi një banor teksa ankohej që autoritetet nuk kanë ardhur ende për të marrë anëtarin e tij të familjes.

Ai shtoi se qytetarët janë lodhur duke telefonuar shërbimet e emergjencës pasi e vetmja gjë që thonë është të presin. Të tjerë banorë thonë se problem tashmë mbetet era në rrugë.

Guayaquil është një qytet që ka mbi 2 milionë banorë, ndërsa jetesa në këto momente atje mbetet një makth pasi njerëzit përveçse nuk kanë mundësi të vajtojnë siç duhet të afërmit e tyre janë të detyruar të jetojnë mes trupave të pajetë që shkakton Covid-19./tvklan.al






Të ngjashme