Maldini kthehet te Milan
Paolo Maldini do të rikthehet te Milani në post drejtues. Kapiteni legjendar i kuqezinjve do të mbajë detyrën e Drejtorit të Zhvillimit Strategjik në ekip. Vetë klubi ka konfirmuar zyrtarisht lajmin duke besuar se Maldini do t’i kthejë madhështinë e dikurshme të rosonerëve.
Presidenti i ri i Milanit, Paolo Skaroni, u shpreh i lumtur për këtë afrim në zyrat e klubit.
“Nuk ka fjalë për të përshkruar atë çfarë Paolo Maldini përfaqëson për Milanin. Jam i lumtur dhe i nderuar që të punoj me këtë eksperiencë të re të Paolos. Do të jetë një përfitim i madh për klubin”,
u shpreh ai për mediat.
Maldini bëri debutimin e Serie A kur ishte vetëm 16 vjeç më 20 Janar 1985. Gjatë karrierës së tij ai fitoi 26 trofe: 7 kampionate kombëtare, 1 Kupë të Italisë, 5 Superkupa, 5 UEFA Champions League dhe shumë trofe të tjerë.
Maldini u tërhoq nga futbolli në fund të sezonit 2008/09 pas 25 viteve të lavdishme me fanellën e Milanit, 648 paraqitje në Serie A, ku në pjesën dërrmuese të ndeshjeve mbajti me shiritin e kapitenit. Fanella e tij me numër 3 u tërhoq dhe në të ardhmen mund të vishen vetëm nga Maldini tjetër. Këtë sezon Milan synon të kthehet në elitën e futbollit italian pas përforcimeve që bëri me lojtarë si Higuain apo Kaldara.
Tv Klan