Malësi e Madhe, specialistët e pyjeve protestë për heqjen nga puna
24 specialistë të drejtorisë së Shërbimit Pyjor të Malësisë së Madhe kanë protestuar përpara drejtorisë për lirimin nga puna. Të revoltuar, ata shprehen se nëse kjo situatë nuk zgjidhet, protestat e tyre do të përshkallëzohen deri në grevë urie.
24 specialistët janë liruar nga puna për shkak të reformës së ndërmarrë në drejtorinë e pyjeve, por ata kanë refuzuar të marrin në dorëzim shrkesën zyrtare.
Specialistët të cilët morën pjesë në protestë shprehen se me këtë që po bëhet është duke u shkatërruar plotësisht truri i pyjeve të Shqipërisë duke bërë që kjo pasuri kombëtare të shkoj drejt degradimit.
redaksia tvklan.al