Mali i Dajtit , destinacioni i të dashuruarve për Shën Valentin (14 Shkurt 1999)
Bora dhe ngrica nuk ka lejuar kryeqytetasit sot të festojnë Shën Valentinin në malin e Dajtit. Me qindra makina janë drejtuar sot Malit të Dajtit. Duke dashur të kalojnë sa më romantike festën e Shën Valentinit të rinj e të reja kanë zgjedhur Dajtin, por rruga plot akull pas borës së fundit ka bllokuar trafikun duke formuar një rresht të gjatë me makina. Edhe pse Policia e Qarkullimit ndodhej aty përsëri rruga nuk u hap.
Punonjës i Policisë Rrugore: “Ne jemi munduar që të marrim të gjitha masat duke parë që ka një fluks të madh mjetësh që po ngjiten në drejtim të Dajtit jemi munduar që të lejojmë vetëm automjete që i plotësojnë kushtet për t’u ngjitur në majen e Dajtit dhe të kalojnë gëzueshëm festën.” /tvklan.al
Gazetar : Eduart Frangaj