Mali i Zi bllokada Serbe – (20 Shkurt 2000)


Mali i Zi bllokada Serbe – (20 Shkurt 2000)

10:26 20/02/2000

Arkiva Lajme – Tv Klan 2000

Mali i Zi hap kufirin me Shqipërinë por i nënshtrohet bllokadës Serbe. Javën e ardhshme pritet që pika doganore Hani i Hotit me disa pika të tjera të vogla në kufirin Shqiperi – Mali i Zi të ngrihen dhe të nis funksionimi normal i lëvizjes së lirë të njerëzve, mjeteve dhe shkëmbimit të mallrave. Kjo marreveshje është inicuar nga politikanët shqiptar dhe malazezë. Në kundërpërgjigje të këtyre marreveshjeve mes Malit të Zi, pjesë e konfederatës Jufosllave dhe Shqipërisë, Serbia ka vendosur një bllokadë të fortë tregtare. Këtë bllokad e kritikon e kryeministri i Malit te Zi Gjykanoviç. Ky veprim është krejtësisht politikë megjithëse Serbia e paraqet atë ndryshe ka thënë Gjykanoviç, duke e cilësuar bllokadën tregtare që Serbia i ka vënë Malit të Zi të pajustifikueshme.

Ndërkohë zyrtarë të Beogradit kanë thënë se bllokada ka si synim që të mbroj interesat ekonomike serbe, duke akuzuar Malin e Zi se importon produkte ushqimore jetike për ti rieksportuar ato në vendet fqinje me çmim më të lartë. Për Gjykanoviç kjo bllokadë tregtare vënë nga Serbia vjen pas dëshirës së mirë të Malit të Zi dhe malazezëve të bashkëpunojnë me shtetet fqinj përfshirë këtu dhe Shqipërinë, për të lënë pas hegjemoninë serbe që mund të ndikojë në republikën anti Millosheviç./tvklan.al

Gazetar – Eduart Frangaj






Të ngjashme