Mali i Zi do të mbajë referendumin për pavarësi (2 Nëntor 2000)
Mali i Zi do të mbajë referendumin për pavarësi në qershorin e vitit 2001. Koalicioni qeveritar në Malin e Zi ra dakort për mbajtjen e një referendumi për statusin e republikës i cili do të zhvillohet qershorin e ardhshëm, ka njoftuar media malazeze. Televizioni shtetëror malazez tha se baza për këtë referendum do të jetë një dokument mes Serbisë dhe Malit të Zi i cili nuk është formuluar akoma. Zyrtarët e Partisë Socialdemokrate dhe të Partisë Popullore, i deklaruan këtij televizioni se kanë rënë dakort që deri në fund të vitit të mbarojnë referendumin në Malin e Zi./tvklan.al