Mallkimi i Andeve, avioni rrëzohet në ditën përkujtimore të tragjedisë
Një aeroplan u rrëzua në Uruguaj gjatë një ngjarjeje përkujtimore që shënonte përvjetorin e katastrofës së Andeve në vitin 1972. Punëtorët e shpëtimit po kërkojnë për pilotin e zhdukur të avionit.
Të dy burrat në bord kishin marrë pjesë në një përvjetor në afërsi të Montevideo, sipas mediave uruguajiane.
Një i mbijetuar i katastrofës së vitit 1972, e cila u bë film në Holliwood, tha se ai e kishte parë aeroplanin e vogël të binte në det.
Mësohet se një prej pilotëve shpëtoi duke notuar, ndërsa kërkimet për tjetrin vazhdojnë.
Fluturimi 571 në Uruguaj ishte një avion me 45 persona në bord, i cili ra më 13 tetor 1972 në Andet e largëta. Më shumë se një e katërta e pasagjerëve humbën jetën ndërsa pjesa tjetër pësuan lëndime. 16 të mbijetuarit e fundit u shpëtuan më 23 dhjetor 1972, më shumë se dy muaj (72 ditë) pas rrëzimit./tvklan.al