Malltezi: Aksioni për pastrimin, fasadë
Kreu i departamentit për Mjedisin në Partinë Demokratike, Jamarbër Malltezi e cilëson farsë aksionin 6 mujor të qeverisë për pastrimin e vendit.
“Aksioni behët kur shteti ligjor ka përfunduar dhe pranon që ka deshtuar se s’ka zbatuar ligjin. Aksionet 6-mujore janë qesharake. S’kishte pse bënte aksione se vetëm mendjeve të semura u shkojnë ndër mend. Për fat të keq këto janë fasada për të heq vëmendjen nga një gjë se si është kalbur shteti”.
Aksioni sipas Malltezit duhet të fillonte nga ndotësit e vërtetë, që sipas tij janë në krah të kryeministrit.
“Nëse ai e ka seriozisht le ta fillonte duke burgosur Vangjush Dakon që ka 11 vjet që helmon qytetarët e Durrësit. Duhet të arrestonte Beqajn, i cili në televizionin tuaj ka dalë që i kishte dhënë tenderin një kompanie për teëtrajtuar mbetjet spitalore, por që i derdhte në lumë. Nëse e ka seriozisht le të kapë kryetarin e grupit socialist që shfarosi gjithë pyjet e Librazhdit”.
Përballë aksioneve që Malltezi i cilëson qesharake, ai i sugjeron kryeministirit një zgjidhje.
“Zbatimi i ligjit është përqasja më e mirë. Ligji i trajtimit të integruar të mbetjeve me asistencë të BE është një ligj goxha i mirë. Filloje me reduktimin e mbetjeve dhe nxit ricikluesin. Strategjia e mbetjeve duhet të nisë piramidën e mbetjeve qe po e kthen përmbys:.
Ndërsa opozita e sheh thjesht si një fasadë të kryeministirt këtë aksion, qeveria ka parashikuar që pjesë e këtij aksioni do të jetë edhe Policia e Shtetit, e cila do të ketë zonat e saj të përgjegjësisë, si në një tjetër rast të ngjashëm, atë të kanabisit.
Tv Klan