“Mami im ka vdekur”, vajza e vogël troket në derën e fqinjëve
Një vajzë e vogël, e tmerruar nga çfarë kishte dëshmuar, trokiti në derën e fqinjëve dhe i tha: "Mami im ka vdekur". Trupi i nënës së saj 26 - vjeç dhe i bashkëshortit 30 u zbuluan pasi fqinjët dëgjuan të qarat e tre fëmijë të tyre të vegjël.
Ngjarja e rëndë ndodhi të shtunën pasdite në Oldbry, West Midlands të Britanisë. Kur policia mbërriti në vendngjarje, ata e gjetën nënën e tre fëmijëve pa jetë, me plagë të rënda në kokë, ndërsa bashkëshorti i saj, ndodhej në dhomën tjetër, ku dyshohet se kishte kryer vetëvrasje. Policia beson se gruaja u sulmua në mënyrë të dhunshme nga i shoqi, duke i marrë asaj jetën, e pasi kuptoi se çfarë kishte bërë ai i dha fund jetës së tij. I tronditur, një banor i zonës tha se një vajzë e vogël kishte trokitur në derën e fqinjëve duke thënë se nëna e saj kishte vdekur."Më e madhja, vajza e tyre që është rreth 7 -8 vjeç trokiti në derën e fqinjëve. Kanë edhe një bebe te vogël dhe një fëmijë tjetër. Ato i nxorrën nga banesa. Njëri prej tyre nuk donte të dilte fillimisht, sepse donte të rrinte me të ëmën",
tha fqinji. Banorët e zonës u shprehën të pikëlluar nga çfarë kishte ndodhur. Një prej tyre rrëfeu se fëmijët jo vetëm që nuk pushonin së qari, por njërin prej tyre e kishin parë në rrugë duke qarë e bërtitur se nëna tyre ishte mbuluar me gjak./tvklan.al