Mamografi e papteste falas nga mjekë turq e shqiptarë


Mamografi e papteste falas nga mjekë turq e shqiptarë

17:48 03/04/2018

Me qëllim parandalimin e sëmundjeve tumorale për tri ditë radhazi gratë dhe vajzat në Tiranë do të mund të kryejnë mamografi dhe papteste falas nga mjekë turq dhe shqiptarë.

“Autoambulanca rozë” ka rrugëtuar nga Turqia në kryeqytet dhe nga data 3 deri më 5 Prill prej orës 09:00 deri në 18:00 do të qëndrojë në sheshin “Skënderbej”.

Qeveria turke po mbështet Ministrinë e Shëndetësisë në javën ndërkombëtare të shëndetit për parandalimin në kohë të sëmundjeve tumorale edhe për trajnimin e mjekëve dhe infermierëve për urgjencën mjekësore.

Programet parandaluese sipas ministres së Shëndetësisë do të zgjerohen në spitalet rajonale dhe pesë mamografi të reja këtë vit do të instalohen në spitalet e Durrësit, Kukësit, Vlorës, Dibrës dhe Gjirokastrës. /abcnews.al






Të ngjashme