Manaj prezantohet te Granada
Rei Manaj do të luajë këtë sezon te Granada në ligën e dytë spanjolle. Sulmuesi shqiptar e shikon si një shans të artë për karrierën e tij.
“Më folën mirë për ekip dhe jam i lumtur që bëra këtë zgjedhje. Zgjodha Granada pasi është një mundësi e mirë për mua dhe besoj te projekti i klubit. Tani duhet të përpiqemi
të arrijmë objektivin që kemi vendosur. Skuadra duhet të ngjitet në La Liga, aty ku e meriton.”
Drejtuesit e klubit andaluzian e shikojnë si një bast afrimin e Rei Manajt, i huazuar nga Inter me të drejtë blerje. 20 – vjeçari tha se nuk i trembet rivalitetit në grup dhe mendon se do të tregojë vlerat e tij në fushë.
“Konkurrenca është diçka e mirë, pasi nëse gjërat janë të lehta nuk vlejnë. Kush do të japë më shumë do të luajë.”
Granada e ka nisur kampionatin me dy barazime. Ndeshja e radhës do të jetë të premten në mbrëmje ndaj Barcelona B.
Tv Klan