Manaj shënon golin e parë në Serie A
Rei Manaj realizoi golin e parë personal në Serie A dhe të parin për një shqiptar në këtë sezon. Sulmuesi shqiptar hyri në fushë si zëvendësuesi i Ledian Memushajt duke realizuar pas pak minutash. Megjithatë goli i Manajt nuk i shërbeu Pescara që humbi 2 – 1 me Sassuolo.
Rei Manaj, futbollist i Pescara: Normalisht unë përgatitem për të qenë gjithmonë gati sikur të jem në formacion dhe rezervë. Unë dua të luaj njëlloj sikur të jetë Inter apo Crotone.
Fundjava ishte e mbarë edhe për sulmuesit e tjerë kuqezi. Bekim Balaj ishte autori i golit që nisi përmbysjen në fitoren 2 – 1 të Terek Grozny me Rostov.
Shkëlzen Gashi realizoi për Colorado Rapids edhe pse ekipi i tij humbi me Real Salt Lake. Nuk mungoi goli edhe për Armando Sadikun, i cili luan me Zurich në ligën e dytë të Zvicrës. /TV KLAN