Manastiri i Deçanin, “përplas” politikën e Kosovës
Çështja e dy pronave të Manastirit të Deçanit në Kosovë, ka vendosur përballë me qëndrimet e tyre, opozitën dhe maxhorancën në pushtet.
Gjykata Kushtetuese ka vendosur që t’i anulojë dy vendime të Agjencisë Kosovare të Pronës, që kishin të bënin me Manastirin e Deçanit duke ardhur në përfundim që këto vendime të Kolegjit të Ankesave të Dhomës së Posaçme të Gjykatës Supreme për Çështje që lidhen me Agjencinë Kosovare të Privatizimit të jenë të pavlefshme, duke i kthyer të drejtën mbi pronat mbi dy ish-ndërmarrjet “Iliria” dhe “Apiko”, Manastirit të Deçanit.
Sipas presidentit Hashim Thaçi, vendimi i Gjykatës Kushtetuese lidhur me pronën kishtare në Deçan, është i rregullt, ddërsa lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri ka thënë se është e pafalshme që Gjykata Kushtetuese të legjitimojë një vendim të vitit 1997 nga Qeveria e Serbisë, shkruan Klan Kosova.
Ai e ka quajtur veprim të paligjshëm bartjen e dy pronave në pronësi të Manastirit të Deçanit, duke theksuar se me këtë rast shpronësohen punëtorët e ndërmarrjeve, që shkakton parbarazi në mesin e qytetarëve./tvklan.al