Manastirliu: Do kthehemi në fazën e mëparshme nëse…


Manastirliu: Do kthehemi në fazën e mëparshme nëse…

22:39 27/04/2020

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu, në një lidhje direkte për emisionin “Opinion” u shpreh se hapja graduale e lëvizjes do të rishikohet nëse do të ketë më shumë se 15 raste të infektuarish në ditë.

“Rastet pozitive klasifikohen në disa aspekte, që do të thotë që në fazën e parë, nëse do të kemi mbi 15 raste në ditë për mbi një mesatare që është 15 raste të reja në ditë, atëherë do të vijojmë në fazën e dytë të hapjes. Nëse numri do të rritet mbi një mesatare, nuk do të kalojmë në fazën e dytë dhe do të ngremë frenat e emergjencës, që do të thotë do të kthehemi në fazat e mëparshme”.

Manastirliu thotë se strategjia e hapjes graduale është bërë mbi tre kritere kyçe.

“Tre kriteret kyçe lidhen me kurbën epidemiologjike, numrin e të shtruarve në spital dhe rastet e rënda që trajtohen në terapi intensive”.

Ministrja deklaroi se do të vijojnë testimet duke gjurmuar kontaktet e para, të dyta të treta të të infektuarve. /tvklan.al






Të ngjashme