Manastirliu firmos 5 urdhrat pas konfirmimit të koronavirusit në vend
Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, siç u paralajmërua në mbledhjen e qeverisë mëngjesin e sotëm, ka firmosur urdhrin për mbylljen e institucioneve arsimore me qëllim parandalimin e përhapjes së koronavirusit, si dhe 4 urdhra të tjerë.
Pas konfirmimit të dy rasteve të prekura nga koronavirus në Shqipëri, ministria urdhëron:
-Mbylljen e institucioneve arsimore për parandalimin e përhapjes së COVID-19
-Mbylljen e aktiviteteve publike dhe jopublike dhe anulimin e grumbullimeve masive në vende të mbyllura apo të hapura
-Kufizimin e lëvizjes së shoqëruesve dhe/ose familjarëve të pacientëve nëpër spitale
-Vetëkarantinimin e personave që hyjnë në territorin e Shqipërisë nga zona e izoluar në Itali
-Ndalimin e eksportit të barnave dhe pajisjeve mjekësore
/tvklan.al