Manastirliu: Mamografi falas përgjatë gjithë muajit Tetor
Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, në një njoftim në mediat sociale bën me dije se gjatë gjithë muajit Tetor mamografia do të zhvillohet falas.
Në kuadër të muajit kundër luftës së kancerit të gjirit, ministrja shton se “edhe në kushtet e epidemisë, me masa antiCOVID do të vijojmë fushatën e ndërgjegjësimit për kontrollin e gjirit falas, afër vendbanimit”.
Sipas ministres përgjatë gjithë muajit, në kabinetet e mamografisë, “shërbimi do të ofrohet me orar të zgjatur nga dita e hënë në të premte, ora 8.00-18.00 dhe të shtunën, nga ora 9.00-14.00”.
Në fund Manastirliu u bën thirrje të gjitha grave që të zhvillojnë kontrolle të gjirit, pasi diagnostifikimi i hershëm shpëton jetë./tvklan.al