Manastirliu: Mbështetje dhe rritje page për bluzat e bardha
Infektivi, pjesë e “Solidarity Trial” për trajtimin e pacientëve
Nga infektivi, së bashku me drejtorin e OBSH për Evropën, Hans Kluge ministrja e shëndetësisë Ogerta Manastirliu theksoi mbështetjen e qeverisë për bluzat e bardha në këtë periudhë pandemie.
“Rritja 40% e pagës është një mbështetje për bluzat e bardha, si edhe bonusi prej 1 mijë Euro çdo mua për personelin shëndetësor”.
Drejtori i OBSh për Evropën, Hans Kluge ka inkurajuar mjekët dhe infermierët në Spitalin Infektiv për punën e vështirë në këto 8 muaj
“E gjithë bota e ka parë se sa e rëndësishme është puna juaj, dhe sa herë flas me drejtues qeveritar gjithnjë i inkurajoj që ata të vijojnë mbështetjen për personelin shëndetësor edhe përtej kësaj pandemie dhe prandaj më erdhi mirë që pagat tuaja do të rriten. Ne kemi ofruar trajtimin, duke i ofruar mbështetje bluzave të bardha, dhe derisa të dalë vaksina mjekët janë shpresa e vetme për njerëzit”.
Spitali Infektiv është një nga 500 spitalet në Botë pjesë e “Solidaritety Trial” për terapitë e trajtimit të Covid.
Tv Klan