Manastirliu: Nuk mund ta themi sot se kur do të zbutet situata


Manastirliu: Nuk mund ta themi sot se kur do të zbutet situata

22:49 07/04/2020

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu u shpreh këtë të mërkurë se është shumë herët për të folur se kur do të zbresin rastet e të prekurve me Covid-19.

Gjatë emisionit “Opinion” në Tv Klan, ministrja u shpreh se masat kanë dhënë efekte pozitive.

“Nuk mundet dot të japim një përgjigje definitive, por jemi duke vajtur në një kurbë që do të jetë e qëndrueshme dhe nuk mund të themi dot sot se kur do të fillojë zbritja, por mund të themi që masat që kemi marrë kanë dhënë efektet e veta dhe kemi një situatë të qëndrueshme. Nuk mund të flasim sot kur do të ketë një zbutje të situatës sepse situata është shumë dinamike”.

Ministrja deklaroi se së shpejti do të nisë edhe një testim i ri ndaj popullsisë, i quajtur testi imunologjik.

Sipas saj, ky test do të vlerësojë se sa është i mbrojtur popullata ndaj virusit. Testi është duke u përgatitur dhe nuk ka dalë ende tha ministrja.  

“Jemi gati për ta filluar këtë test të ri dhe është në ndihmë të testit që bëhet me PCR. Ky nuk është test që përcakton nëse ti ke imunitet ndaj virusit. Ajo që ne presim është testi imunologjik që do të vlerësojë më pas mbrojtjen e popullatës ndaj virusit. Ky test nuk ka dalë dhe është duke i vlerësuar. Ky bëhet me kampionë të ndryshme të popullatës, që kanë qenë të ekspozuar ndaj virusit, për të vlerësuar më pas mbrojtjen ndaj virusit”./tvklan.al






Të ngjashme