Manastirliu: Po testohen 14 të afërm të 2 të infektuarve me koronavirus


Manastirliu: Po testohen 14 të afërm të 2 të infektuarve me koronavirus

12:21 09/03/2020

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu, në një deklaratë për mediat ka bërë me dije se po kryhet testimi për 14 persona të cilët kanë pasur kontakte me dy personat e infektuar nga koronavirus.

Ajo u shpreh se gjithsej janë testuar deri më tani 65 raste, ku vetëm 2 kanë dalë pozitivë.

Deri më tani janë testuar 65 raste, prej të cilëve 2 kanë rezultuar pozitiv. Në proces testimi janë 14 raste, që i përkasin kryesisht kontakteve të ngushta të rasteve që janë identifikuar pozitivë.

Sikurse kemi bërë deri më tani, do t’ju informojmë për çdo hap, vendim që do marrim.”, njoftoi ministrja. /tvklan.al






Të ngjashme