Mamografi të lëvizshme për kancerin e gjirit


Mamografi të lëvizshme për kancerin e gjirit

12:52 10/10/2021

Manastirliu: Do të jenë në të gjithë vendin

Për t’u kapur që në fazat e hershme kaceri i gjirit,  gratë duhet të kryejnë mamografinë. Nga Selenica, ministrja e shëndetësisë Ogerta Manastirliu tha se përmes dy mamografive të lëvizshme në të gjithë Shqipërinë, gratë mund të përfitojnë për të kryer ekzaminimet.

Është një muaj ndërgjegjësimi për të gjitha gratë që ende nuk e kanë kryer kontrollin periodik të gjirit apo mamografinë për t’u paraqitur pranë spitaleve rajonale apo në Tiranë në Spitalin Universitar ‘Nënë Tereza’, në poliklinikën qendrore për të kryer sa më shpejt mamografinë. Por nga ana tjetër nëpërmjet dy mamografive të lëvizshme ne jemi në të gjithë Shqipërinë, sipas një kalendari të përcaktuar, për të kryer mamografinë afër vendbanimit”.

Sipas ministres së Shëndetësisë, mjekët e familjes duhet të bëjnë planifikime për kryerjen e mamografisë jo vetëm në muajin Tetor.

“Është e rëndësishme për të theksuar që tashmë e kemi plotësuar të gjithë rrjetin e spitaleve rajonale me mamografi. Ajo çfarë kërkohet dhe i kërkohet strukturave të kujdesit shëndetësor, mjekëve të familjes, është planifikimi rigoroz për çdo grua për të kryer kontrollin periodik por gjithashtu edhe për të kryer ekzaminimin nëpërmjet mamografive”.

14 njësi mamografie fikse dhe dy njësi të lëvizshme janë në dispozicion të grave afër vendbanimit, Njësitë e lëvizshme të mamografisë gjatë muajit tetor do të jenë të shpërndara sipas kalendarit në Gramsh, Pogradec, Mallakastër, Prrenjas, Krujë, Librazhd dhe Has.

Tv Klan






Të ngjashme