Manchester City kualifikohet pas penalltive
Manchester City dhe Arsenal u kualifikuan në gjysmëfinalet e Kupës së Ligës në Angli. Ndeshje jo edhe aq të lehta për tu zgjidhur për këto skuadra.
Manchester City goditi edhe 11-metërshat në fushën e Leicester për të siguruar kalimin e turit. Pep Guardiola aktivizoi rezervat që treguan të njëjtën vendosmëri. Bernardo Silva shënoi për Manchester City, por penalltia e Vardy në minutën e 97’ shtyu skuadrat të luanin edhe pjesët shtesë që nuk ndryshuan rezultatin 1 – 1.
Te penalltitë gabuan vendasit duke i dhënë mundësinë ekipit kryesues të Premier League të vijojë garën edhe për këtë trofe falë rezultatin të përgjithshëm 4 – 3. Arsenal që zotëroi takimin me West Ham fitoi 1 – 0. Një lojë e fortë e Topçinjve në derbin e Londrës që u vendos nga goli i Welbeck në fundin e pjesës së parë. Sot është radha e përballjeve Bristol City – Manchester United dhe Chelsea – Bournemouth.
Tv Klan