Manchester UTD, mbreti i përfitimeve
Manchester United është ekipi që pati më tepër të ardhura gjatë sezonit 2016-2017.
Sipas raportit
Deloitte Football Money
League klubi anglez përfitoi 676,3 milionë euro, biletat, e drejta televizive apo tregtare. Shuma është më e ulët se një sezon më parë edhe për shkak të mungesës në Champions League.
Manchester United le pas Real Madrid për 1,7 milionë euro. Në vendin e tretë është Barcelona edhe kjo me të ardhura mbi 600 milionë euro. Të ardhura më të ulëta se një sezon më parë kanë Paris Saint-Germain apo Chelsea. 20 ekipet me më shumë përfitime janë nga Anglia, Spanja, Italia, Gjermania dhe Franca. Ngjitjen më të madhe e ka Leicester City nga një sezon më parë me 6 pozicione.
Tv Klan