Manchester UTD shkon në Champions
Leicester duhet të kënaqet me Europa League
Manchester UTD e siguroi në javën e fundit një vend në Champions e ardhshëm. Fitorja 2 – 0 në fushën e Leicester vendosi këtë verdikt. Një rikthim për Manchester UTD në Champions pas mungesës në sezonin e kaluar.
Leicester e humbi garën me Manchester pas paraqitjeve të dobëta në javët e fundit dhe duhet të kënaqet vetëm me grupet e Europa Ligës.
Çelsi është ekipi tjetër që arriti objektivin Champions me fitoren 2 – 0 ndaj Ëolverhampton, duke plotësuar grupin ku janë edhe Liverpul dhe Manchester Siti.
Tottenham i Mourinho do ta nisë nga kualifikueset e Europa Ligës, një zhgënjim për një trajner kërkues si portugezi. Në ndeshjen e fundit Spursat barazuan 1 – 1 në fushën e Kristal Palas.
Tv Klan