Mancini shkarkohet nga Inter
Roberto Mancini nuk është më trajner i Inter. Problemet që nisën këtë verë mes tij dhe drejtuesve sollën vendimin. Klubi e njoftoi largimin e parakohshëm të trajnerit me anë të një komunikate.
Roberto Mancini do të dëmshpërblehet nga Inter për shkak të ndërprerjes së kontratës. Mancini u kthye tek Inter në 2014, pas përvojës së parë nga 2004 deri në 2008. Zëvendësuesi i mundshëm i mendohet të jetë Frank De Boer.
Holandezi është larguar nga Ajax pas 6 vitesh trajner. Dështimi sezonin e kaluar duke humbur titullin kampion në javën e fundit solli dorëheqjen e tij.
Frank De Boer pritet t’i ofrohet një kontratë 3-vjeçare, ndërsa pagesa mendohet të jetë nga 1.5-2 milionë euro në sezon. /TV KLAN