Mandia i kërkon shpjegime Çakos për Gjozën


Mandia i kërkon shpjegime Çakos për Gjozën

19:35 15/06/2017

Task Forca e ngritur në qeveri që monitoron administratën në fushatë do të verifikojë rastin e administratorit të njësisë 2 në Tiranë Elez Gjoza.

Pas akuzave të LSI-së se kallëzimi i policisë në prokurori është i ndikuar politikisht, zv/kryeministrja teknike Ledina Mandia i ka kërkuar zyrtarisht Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Haki Çako të japë shpjegime mbi procedurën e ndjekur dhe veprimet e kryera nga Policia për verifikimin e rastit në fjalë.

Gjoza, i emëruar nga LSI, akuzohet se ka regjistruar në banesën e tij rreth 70 persona me qëllim përdorimin në zgjedhje.

/Tv Klan






Të ngjashme