Manifestim për Ditën e Alfabetit


Manifestim për Ditën e Alfabetit

22:19 22/11/2018

Presidenti i Shqipërisë Ilir Meta së bashku me Kryetarin e Kuvendit të Maqedonisë Talat Xhaferin, Zv/Kryeministrin për çështje evropiane Bujar Osmanin dhe liderin e BDI-së Ali Ahmetin kanë vizituar Çarshinë e Vjetër të Shkupit me rastin e shënimit të 22 Nëntorit – Ditës së Alfabetit Shqip.

Ata vendosën buqeta me lule te monumenti i Heroit Kombëtar Gjergj Kastriotit Skënderbeut në Shkup.

Këtë vit, manifestimi është mbajtur me moton “Për ne dielli lind në perëndim” kurse Kuvendi dhe Qeveria e Maqedonisë ka ngarkuar Sekretariatin për Çështje Evropiane të jetë bartës i aktiviteteve. Ndryshe Për shqiptarët në Maqedoni sot ishte ditë jo pune.

Tv Klan






Të ngjashme