Manifestime kundër anti-semitizmit
Mijëra qytetarë manifestuan në rrugët e Parisit dhe në qytetet kryesore të Francës, në shenjë mbështetjeje për një seri aktesh të dhunshme ndaj hebrenjve, pikërisht në javën kundër anti-semitizmit.
Figurat më të larta politike morën pjesë në manifestime, në sheshin e Republikës në kryeqytetin francez. Mes tyre kryeministri Eduar Filip dhe ish-presidentët Fronsua Holond e Nikola’ Sarkozi.
Reagimi qytetar vjen pas dhunimit nga grupe anti-semite, të disa varreve hebreje, ku ishte pikturuar Svastika.
Tv Klan