Manifestime në Serbi (25 Gusht 1999)


Manifestime në Serbi (25 Gusht 1999)

15:31 25/08/1999

Millosheviç ka vendosur të hedhë hapa të qartë. Sipas të përditshmes serbe koalicioni qeveritar serb ka vendosur që ti zhvillojë zgjedhjet e përgjithshme 7 Nëntorin e ardhshëm. Datë kjo ku për Kosovën do të bëhen takime dhe konsultime mes krerëve lokalë të krahinës dhe autoriteteve të OKB-së që qeverisin aktualisht Kosovën dhe për të diskutuar për qeverisjen e mëtejshme të saj.

Millosheviç ka hartuar një platformë të qartë për zgjedhjet e 7 Nëntorit ku është përcaktuar qartë se opozita do të marrë 90 vende në Parlament nga 250 që ka parlamenti serb. Pra me zgjedhje pas zgjedhje, mazhoranca dhe pushteti qeverisës i mbetet Millosheviçit.

Ndërkohë që vala e protestave për Millosheviç kanë vazhduar. Dje kanë protestuar dhe 6000 persona antimillosheviç. Por duket se opozita serbe ende nuk është e aftë për të përmbysur pushtetit ekzistues. Me gjithë mitingun para një jave në Beograd, krerët e Opozitës serbe kanë reflektur shenja mosbesimi për tërheqjen nga lufta kundër Sllobodanit. Pra tani që bota e ul Millosheviçin në bankën e të akuzurve, ai nuk gjen dot argumentin e të përbashkëtave mes saj./tvklan.al

Gazetare: Mirela Milori






Të ngjashme