Manifestimet e Serbëve (6 Korrik 1999)
Rriten protestat kundër regjimit të Beogradit dhe Presidentit Millosheviç. Në Leskovat rreth 20 mijë persona të cilët kanë manifestuar në rrugët e qytetit kundër autoriteteve lokale e kanë kthyer më pas manifestimin kundër regjimit të Beogradit dhe Presidentit Millosheviç.
Ata kanë kërkuar largimin e tij duke e cilësuar atë si shkatërrimtarin e Jugosllavisë. Ndërkohë Beogradi ka hedhur poshtë dje marrëveshjen e nënshkruar nga Kryetari i Qeverisë së Përkoheshme Hashim Thaçi dhe Peshkopi Serb Ortodoks./tvklan.al