Manjani: U shkarkova përse flas në media pa leje, ministrat e Ramës me dashnore tek “Santa Quaranta”
Pas vendimit për shkarkimin nga detyra si Ministër i Drejtësisë, Ylli Manjani doli në një konferencë për shtyp, ku nuk i kurseu akuzat ndaj Kryeministrit Edi Rama, ndërsa shpjegoi arsyet, sipas tij, që çuan në largimin nga detyra.
Deklarata e Ylli Manjanit:
Ishit ju që më njoftuat. Po kështu u katandis kjo qeveri, sepse dhe normat më njerëzore nuk funksionojnë. Jam shumë mirënjohës për komunikimin e sotëm dhe ju mediave që më keni dhënë mundësinë të përçoj mesazhe profesionale dhe parimore, kam qenë profesionist dhe mbetem i tillë.
Të qenit Ministër është një karrierë e rëndësishme dhe e spikatur dhe mua m’u dha kjo mundësi, ma dha LSI, ma dha Ilir Meta, të cilit i jam mirënjohës. Bëra atë që kisha mundësi, nuk ishte ajo që doja. Kur kam hyrë në Ministri kam gjetur një praktikë që nuk kishte lidhje me punën. Arsyeja e shkarkimit është se unë flas pa leje në media, pa lejen e Fugës. Unë nuk është se kam ndonjë besim tek Kryeministri, pasi ai më ka përjashtuar kur isha në opozitë, jo më në qeveri.
Ne kemi debatuar në qeveri, për disa praktika që për mendimin tim kanë qenë korruptive. Debati i parë që u bë, ishte për dhënien me koncension të ndriçimit të rrugëve nga Ministria e Ekonomisë.
Në një rast tjetër denoncova se biznesi i huaj nuk po mbrohej, një ditë më pas një biznesmen u dhunua barbarisht.
Debati më i madh është pse flet në media.
Po pse u shtua presioni për largimin tim? U shtua ditën që bëra deklaratën për kanabisin, e bëra deklaratën si një qytetar i shqetësuar për përhapjen e fenomenit. Nuk kisha asnjë paragjykim dhe asnjë prapamendim.
Kryeministri u nervozua dhe shtyu dy ministra të reagojnë kundër meje. Të gjithë ata ministra më shkelin syrin, por kanë frikë të flasin.
Që pas asaj situate është shtuar presioni jo ndaj meje, por ndaj Kryetarit të Kuvendit për largimin tim.
Unë e di pse. Nuk është rastësi që bashkohet me emrin tim me dosjen e Klement Balilit. Ndërkohë që në Tiranë lidhej emri im me Klement Balilin, ministrat flinin me dashnoret te Santa Quaranta.
Gjesti i shkarkimit tim është hakmarrje e kryeministrit, Rama për qëndrimet e mija për kanabisin. Kam thënë të arrestohet Klemend Balili, i vetmi zyrtar që e kam thënë, ndërkohë që drejtorët e policisë hanin e pinin tek Santa Kuaranta.
Me gjeni një zyrtar të dytë që e ka bërë këtë përveç meje, dhe nuk kisha ndonjë kompleks, por nuk mund të asociohen gjëra të paqena për të luajtur politikisht. Kryeministrit i është kërkuar shkarkimi i ministrit të Brendshëm, jo i imi, duhet ta bënte ja kanë kërkuar partnerët. E di mirë ai, por do të shmangë vëmendjen, kjo është arsyeja. Nuk kam problem të ndahem me Ramën, pasi unë me Edi Ramën jam ndarë, kam qenë dhe mbetem një nga besnikët e të majtës së bashkuar, por jo të së majtës së krimit. Unë jam i nderuar dhe i qartë në këtë histori. Unë në raport me të vërtetën nuk kam bërë kurrë kompromis.
Cilado qoftë marrëveshja politike para apo pas zgjedhjeve të ardhshme, çdo marrëveshje duhet të jetë e detajuar. Ka shumë e shumë tema të tjera, tek taksat, tek tatimet, ka një kaos politik shumë të theksuar.
Shkelja e ligjit është shkelja e ligjit dhe nuk mund të zgjatet gjithmonë. Por pa merak, se do të krijohet SPAKU dhe por pasi të bien nga kali çfarë do të bëjnë.
Në raport me të vërtetën, me profesionin nuk kam bërë kurrë kompromise. Je kundër reformës më kanë thënë. Çarë pune ka politika tek gjyqësori? Gjykata dhe prokurori që heton qeverinë është trafikant, është kriminel, gjykata dhe prokurori që liron qeverinë është burrë i mirë.
Për këtë shkarkohem unë, këto janë diskutimet. Kemi pasur ndarje parimore, profesionale, për këto gjëra. Është gjëja më e thjeshtë të fajësosh të tjerët.
Nuk mund të jem dakord me Kryeministrin, që e gjithë bota ka fajin, gjykatësit janë kriminele, opozita është e poshtër, shoqëria civile e korruptuar dhe qeveria është e ndershme. Jo është e kundërta! Llokma e korrupsionit ndahet në qeveri, në gjykatë ndahet bakshishi dhe nëse qeveria ka ndarë një llokmë të madhe, bakshishi është i madh.
Padiskutim që ne duhet të bëjmë reformë, kjo gjykatë nuk i përgjigjet sfidave të sotme, duhet bërë Vetting -u, na duhet një gjykatë tjetër nga kjo që kemi sot, sepse ato kanë mëkatet e veta dhe nuk godasin qeverinë.
Para se të shohim vilat e gjyqtarëve duhet të shohim vilat tona. Kush do i shikojë vilat tona, gjyqësori i kapur? Prokurori që shahet me libër shpie, apo gjëmohet me trupa operacionale pa urdhër?!
Institucioni më i paguar është policia. Shumë mirë bën, por ka dhe të tjerë. Këto gjëra duhen diskutuar. Do isha një ministër shumë jetëgjatë, nëse do të zbatoja porositë, por nuk mundesha se kam parime.
Në përditësim…