Amnistia, 731 të dënuar dalin nga burgjet


Amnistia, 731 të dënuar dalin nga burgjet

15:55 14/01/2017

Në këtë mënyrë është pritur lirimi i të burgosurve  që përfituan nga ligji i amnistisë. Plot 731 të dënuar lënë qelitë e tyre pas këtij vendimi.  Ministri Ylli Manjani ka qënë në burgun 325 i njohur ndryshe si burgu i grave nga ku u liruan 10 femra. Mes tyre edhe Uarda Çota , e cila shkatoi aksidentin ku mbeti i vdekur djali i sih-zv mnistrit te brendshem Avenir peka. Sipas Manjanit ish të dënuarat janë rehabilituar dhe ka ardhur koha të integrohen në shoqëri.

Për të burgosurit të cilët vuajnë nga sëmundje të rënda dhe që janë ende në burg Manjani, tha se do gjendet një zgjidhje për t’i liruar.

Nga amnistisa përfitojnë të gjithë të dënuarit me vendim të formës së prerë, të cilëve u kishte mbetur më pak se dy vite burg për të vuajtur. Të përjashtuar nga falja janë të dënuarit për vepra të rënda si krimet kundër jetës dhe trafiku i drogës.

Tv Klan   

 






Të ngjashme