Manjani kërkon pezullimin e kreut të zyrës së Pasurive në Ballsh


Manjani kërkon pezullimin e kreut të zyrës së Pasurive në Ballsh

17:15 25/11/2016

Minisitri i Drejtësisë, Ylli Manjani ka urdhëruar pezullimin dhe nisjen e  procedurave për shkarkim nga detyra ndaj kreut të Zyrës Vendore të Pasurive të Paluajtshme në Ballsh, Besmir Selami dhe juristit Erlin Xhafa.

Ky vendim i Manjanit  erdhi menjëherë pas informacioneve të përcjella nga zyra e Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve mbi një procedurë regjistrimi të paligjshme, “nga ana e Zyrës Qendrore të Pasurive të Paluajtshme janë kryer verifikimet paraprake dhe pas tyre nga ana e Kryeregjistrusesit është konkluduar mbi një transaksion të dyshimtë”.

Gjithashtu, ministri Manjani ka urdhëruar dhe një inspektimi të thelluar administrativ të çështjes dhe referimit të saj prokurorisë./Tvklan.al






Të ngjashme