Manjani kërkon shkarkimin e Zv/Drejtorit të Burgjeve
Ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani kërkon shkarkimin e Zv/Drejtorit të Përgjithshëm të Burgjeve, Iljaz Labi.
Prej kohësh, Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve kishte nisur procesurat për largimin e tij nga shërbimi civil.
Ministri Manjani ka deklaruar se Zv/Drejtori i Burgjeve duhet t’i provojë akuzat para drejtësisë, si qytetar i çliruar nga funksionet publike.
Zv/Drejtorin e Përgjithshëm të Burgjeve, Iljaz Labi, u arrestua pasditen e sotme për akuzën e korrupsionit me tenderat e ushqimeve në burgje.
Në pranga kanë rënë edhe administratorët e 4 kompanive private, për “korrupsion aktiv”.
Tv Klan