Manjani: KLD të shkarkojë gjyqtarin Guximtar Boci. Prokuroria nis hetimet


Manjani: KLD të shkarkojë gjyqtarin Guximtar Boci. Prokuroria nis hetimet

21:23 27/10/2016

Ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani ka qenë i pari që ka reaguar pas skandalit që u publikua në emisionin “Stop”, në Televizionin Klan. Ai ka kërkuat që KLD të shkarkojë gjyqtarin Guximtar Bocin nga detyra e kryetarit të Gjykatës.

“Të fillojnë procedurat e inspektimit për procedim”, theksohet të reagimin e Ministrit. Ndërkohë dhe Prokuroria e Krimeve të Rënda ka nisur një hetim penal për gjyqtarin.

"Prokuroria për Krime të Rënda regjistroi në mbremje procedimin penal për veprën penale "korrupsioni pasiv i gjyqtarëve..." dhe po kryen veprimet e nevojshme proceduriale".

guzimtar boci

Një një audio, të publikuar në “Stop”, gjyqtarin Guximtar Boci i kërkon një qytetareje seks për ta ndihmuar për një çështje gjyqësore. /tvklan.al





Të ngjashme