Manjani: Klemend Balili është shkarkuar nga detyra


Manjani: Klemend Balili është shkarkuar nga detyra

13:51 12/05/2016

I dyshuari i “baroni i drogës”, Klemend Balili është shkarkuar nga detyra që mbante, si drejtor i Transporteve të Sarandës. Lajmin e ka bërë të ditur, ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani në një prononcim për gazetarët jashtë sallës së Kuvendit ku mbahej seanca plenare.

“Unë kam pasur dhe kam dijeni për operacionin ndërkombëtar. Jemi të rezervuar për hetimet pasi operacioni vijon. Klemend Balili ka shkelur ligjin do të shkojë para drejtësisë. Ndaj nuk ka akuza, u shkarkua për t’i shërbyer hetimit”, numri një i drejtësisë.

Në foto Klemend Balili

klement-balili

"Ka mbështetjen time: Policia e Shtetit, policia e shtetit grek, organet e hetimit, Prokurori i Përgjithshëm. Kërkesa ime ka qenë dhe mbetet një, cilido person; ministër, zyrtar, nëse ka shkelur ligjin do të jetë prapa hekurave", theksoi Manjani.

/tvklan.al






Të ngjashme