Manjani: Nuk kam qenë me Balilin në Dubai


Manjani: Nuk kam qenë me Balilin në Dubai

15:45 17/12/2016 https://youtu.be/Ic0UVTEau5Y

Insinuatave në media se ka qenë ai ministri që ka udhëtuar në Dubai me të shumëkërkuarin Kelmend Balili, ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani i është përgjigjur me një postim në rrjetet sociale, ku thotë se shpifja nuk ndihmon askënd.

Në Dubai skam qenë kurrë në jetën time! Me këtë person skam udhëtuar ndonjëherë as në furgon e as në avion! Udhëtimet turistike i bëj ekskluzivisht me familjen time!

Por, me rastin e të 7-tave (muajve të urdhër-arrestit ndërkombëtar) edhe njëherë tërheq vëmendjen: Ta arrestojë kush e ka në dorë! Ndoshta pas arrestimit mund tua thotë vetë ai se me kë ka udhëtuar në Dubai e kudo tjetër

!

Për mosarrestimin e Balilit u pyet edhe ministri i Brendshëm, Sajmir Tahiri, i cili nuk pranoi të komentojë.

Një ditë më parë Ministria e Drejtësisë ka sqaruar publikisht gjithë procedurën e ndjekur në lidhje me dosjen e Kelmend Balilit. Sipas dikasterit që drejtohet nga Ylli Manjani procedura ka nisur në datën 11 maj të këtij viti, muaj  kur emri i Balilit u përmend në një rast trafiku droge ne Greqi, ku hetimet ishin drejtuar nga DEA amerikane.  Dosja e Balilit mësohet se ka mbërritur në Tiranë vetëm në 14 nëntor të këtij viti. Për të u lëshua më pas një urdhër arrest nga Prokuroria e Krimeve të Rënda dhe nisi një operacion për kapjen e tij, i përqendruar në zonën ku ai jetonte dhe kishte ngritur bizneset.

Tv Klan






Të ngjashme