Manjani: Të nxjerrim Ushtrinë për kanabisin


Manjani: Të nxjerrim Ushtrinë për kanabisin

14:48 18/10/2016

Ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani kërkoi angazhimin e Forcave të Armatosura në luftën kundër kanabisit. Ministri tha se kundër këtij fenomeni duhet reaguar me ashpërsi sa nuk është vonë.

“Nëse është e venojshme për të dhënë një efekt reagues proporcional edhe ushtria mund të ndërhyrjë, sepse ne duhet të japim këtë mesazh, mua më intereson ky mesazh dhe për këtë jam i bindur, që nga ky fenomen ose ndahemi tani, ose nuk ndahemi më”.

Ministri i Drejtësisë e krahasoi fenomenin të ngjashëm me firmat piramidale dhe theksoi se ai nuk siguron mirëqënie, por thellon varfërinë.

“Shteti që të ketë sa më shumë efekte parandaluese… sepse po ju bëj një pyetje: Ajo fara e kanabisit nga vjen? Nga Dogana. Të gjithë forcat policore në këtë vend duhet të jenë të lidhura mirë, që quhet xhandarmëri dhe duhet reagim proporcional. Fenomeni nuk luftohet me reagime të pjesshme apo me piramida që mund t’ia krijojmë në mënyrë ad hoc, jo. Kjo është diçka që duhet të jetë permanente”.

Ministri i Drejtësisë nënvizoi se ky ishte një qëndrim personal, por tha se e kishte diskutuar atë edhe me kolegët në qeveri e mazhorancë.

Tv Klan






Të ngjashme