Drejtësia, Manjani: Ambasadat iu kanë dërguar sms deputetëve


Drejtësia, Manjani: Ambasadat iu kanë dërguar sms deputetëve

21:18 21/07/2016

Ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, njëkohësisht edhe negociatori i LSI-së sa i përket reformës në drejtësi, ka treguar orët e bisedimeve. Në studion e emisionit “Opinion”, në Televizionin Klan, ai tha se gjatë ditës janë zhvilluar diskutime të forta, ku nuk kanë munguar as tonet e larta.

Manjani tha se nuk ka një krisje mes koalicionit qeverisës sa i përket kësaj reforme. Sipas tij gjithë ngërçi i krijuar pas mbrëmjes së djeshme erdhi si pasojë e mos komunikimit të partive politike.

Ministri i Drejtësisë tha se partia që ai përfaqëson kërkoi me ngulm arritjen e konsensusit mes palëve.

“Në gjithë dijeninë time nuk ka asnjë skenar për mocion mosbesimi. LSI ka treguar se di t’ju qëndrojë marrëveshjeve”, deklaroi Manjani.

Gjatë ditës ka pasur zëra, që disa deputetë kanë marrë mesazhe nga ambasadat e huaja në Tiranë për të votuar reformën. Këtë gjë e ka konfirmuar edhe ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani.

“Për fat të keq ka pasur mesazhe të tilla. Dhe ne ndaj duhet të mësojmë nga ky rast. Partitë politike duam apo s’duam ne kanë të drejtë vendimmarrje. Ndaj këto sms janë gjëra të papranueshme”, deklaroi Manjani.

/tvklan.al






Të ngjashme