Manjani: U injorua kërkesa ime për mbledhje, mbështes pa diskutim reformën


Manjani: U injorua kërkesa ime për mbledhje, mbështes pa diskutim reformën

11:29 21/07/2016

Pas përfundimit të Konferencës së Kryetarëve, në një prononcim për mediat, Ministri i Brendshëm Ylli Manjani tha se mbështet miratimin e reformës dhe hodhi poshtë pretendimet e Fatmir Xhafaj, se është shprehur kundër saj.

Manjani tha se OPDAT, kishte kërkuar mbledhjen e Komisionit të Posaçmën për Reformën në Drejtësi, për shkak se drafti kishte ndryshime në disa pika.

“Ajo që dëgjova publikisht nga Kryetari i Reformës në Drejtësi është shpifje, e papranueshme sepse zoti kryetar e ka marrë dje një email jo nga unë, por nga Misioni i OPDAT dhe ishte i mjaftueshëm për të mbledhur komisionin”

, tha Manjani.

Ministri lexoi email –in që i kishte nisur Xhafajt  në të cilin thuhej për të mbajtur një mbledhje për të arsyetuar dhe për të rënë dakord dhe jo pë ta kundërshuar.

“Kjo kërkesë u injorua, spekulime me fjalët e mia unë nuk lejoj,

” tha Manjani./tvklan.al






Të ngjashme