Maqedonasi vë në alarm Gjermaninë, hyn i gjakosur në restorant


Maqedonasi vë në alarm Gjermaninë, hyn i gjakosur në restorant

11:55 07/08/2016

Një maqedonas ka vënë në alarm autoritetet në Saarbruecken, në Gjermaninë Perëndimore për një sulm të mundshëm terrorist. Një maqedonas është futur i gjakosur në restorantin e vjehrrit të tij dhe i ka kërkuar klientëve dhe punonjësve të dalin jashtë.

Njësia anti-terror ka mbërritur menjëherë në vendin e ngjarjes. Por pas ndërhyrjes dhe verifikimeve u pa që bëhej fjalë për një konflikt familjar mes dhëndrit dhe vjehrrit.

Maqedoni është gjetur i shtrirë në bodrumin e restorantit në gjendje të fikëti, me disa plagë të lehtë por jashtë rrezikut për jetën. Me pas ai është dërguar në spital ku po i nënshtrohet disa analizave mjekësore.

Besohet se shkak i veprimet të maqedonasit të ketë qenë gjendja e rënduar dhe një konflikt me vjehrrin e tij. /TV KLAN

 






Të ngjashme