Maqedonasit u drejtohen nesër kutive të votimit


Maqedonasit u drejtohen nesër kutive të votimit

12:23 26/04/2014 MaqedoniNesër në Maqedoni mbahen zgjedhjet e parakohëshme parlamentare dhe balotazhi i zgjedhjeve presidencialeve. Sot u jepet fund mitingjeve, ndërsa në mesnatë hyn në fuqi heshtja zgjedhore.

Në një prononcim për mediat Ministria e Brendrshme maqedonase, Gordana Janullovska foli për masat që janë marrë për mbarvajtjen e procesit zgjedhor. Ajo tha se nesër forcat e rendit do të jenë në gatishmëri të plotë për të garantuar zgjedhjet. Fillimisht do të votojnë invalidët dhe të verbërit.

Në një deklaratë të përbashkët, Ambasada Amerikane në Shkup dhe Zyra e Bashkimit Evropian u bëjnë thirrje drejtuesve politikë që të sigurojnë një mjedis, ku të gjithë qytetarët do të mund të shprehin vullnetin e tyre në mënyrë të papenguar dhe të lirë.

Fushata është zhvilluar me një retorikë mjaft të ashpër, si tek blloku politik maqedonas edhe te ai shqiptar.

 





Të ngjashme