Maqedoni, nisin përplasjet e para në kufirin me Kosovën (8 Mars 2001)
Mbrëmë u shënua incidenti i parë me armë mes forcave të KFOR dhe luftëtarëve shqiptarë në zonën kufitare mes Kosovës dhe Maqedonisë. Komandanti i forcave paqeruajtëse amerikane të KFOR tha se ushtarët e tij hapën zjarr kur personat e armatosur i kishin drejtuar armët. Për pasojë u plagosën dy shqiptarë të armatosur dhe u ndaluan dy të tjerë.
Ndërsa, dy shqiptarë të tjerë arritën të largoheshin në drejtim të fshatrave të Maqedonisë ku mësohet se dhe aty ka pasur luftime. Komandati i KFOR theksoi se NATO është e vendosur të mos lejojë fitoren e ekstremistëve. Ndërkohë një numër i madh refugjatësh shqiptarë janë në lëvizje. Një pjesë e tyre po arrijnë nga fshati Tanoshevc./tvklan.al