Maqedoni/ Takohen krerët e 4 partive kryesore
Në Maqedoni po zhvillohet takimi i radhës mes liderëve të 4 partive politike më të mëdha.
Ata po diskutojnë lidhur me përafrimin e qëndrimeve rreth referendumit për emrin e ri.
Në takim marrin pjesë kryeministri dhe njëkohësisht kreu i LSDM-së, Zoran Zaev, kreu i VMRO-DPMNE-së, Mickovski, kreu i BDI-së Ali Ahmeti dhe Bilal Kasami nga Lëvizja Besa.
Opozita ka vendosur si kusht aprovimin e një ligji për financimin e partive, formimin e një qeverie teknike 100 ditë para çdo zgjedhjeje dhe ndryshime në Kodin Penal lidhur me amnistinë.
Dy takimet e mëparshme të krerëve të partive kanë përfunduar pa sukses.
Tv Klan