Maqedonia drejt shtrëngimit të masave anti-Covid
Propozohet mbyllja e lokaleve nga ora 18:00
Në vigjilje të festave të fundvitit, në Maqedoninë e Veriut, Komisioni për Sëmundje Infektive, me qëllim të parandalimit të përhapjes së Covid-19, propozoi masa të reja shtrënguese. Lokalet të punojnë deri ora 18:00 dhe të ndalohen grupimet nëpër sheshet e qyteteve. Në qeveri do të dorëzohet edhe rekomandimi për ndalimin e grupimeve nëpër banesa, si dhe hotelet të mbyllin restorantet e tyre pas orës 21:00.
Sektori i hotelerisë që kishte pësuar dëme të mëdha ekonomike gjatë pandemisë, shprehet i pakënaqur me rekomandimet që lokalet të punojnë deri ora 18:00, duke marrë parasysh se kërkesa e tyre ishte që për Vitin e Ri lokalet të punojnë deri ora 01:00 pas mesnate.
“Asnjë kërkesë e jonë nuk u shqyrtua dhe vendimi për zvogëlimin e orarit të punës ishte miratuar para kohe. Ne themi se asnjë lokal që i respekton masat nuk është burim infektimi. Pyetëm nëse ka dëshmi se infektimi është përhapur në ndonjë objekt hotelerik, na u tha se rezultate të tilla nuk ka”.
Tv Klan