Maqedonia e Veriut, Basha përshëndet votimin
Kreu i opozitës Lulzim Basha ka përshëndetur votimin e parlamentit maqedonas që i hapi rrugën ndryshimeve kushtetuese. Përmes një statusi në rrjetet sociale ai shkruan se ky proces mundëson anëtarësimin e Maqedonisë në NATO.
Reagimi në Twitter:
“Mbrëmë parlamenti i Maqedonisë i hapi rrugën ndryshimeve kushtetuese që mundësojnë anëtarësimin e saj në NATO. Përzemërsisht përshëndes këtë hap dhe ndryshimet e pritshme kushtetuese, proces që do të na bashkojë edhe si aleatë rreth vlerave të përbashkëta euroatlantike”.
Mbrëmë parlamenti i Maqedonisë i hapi rrugën ndryshimeve kushtetuese që mundësojnë anëtarësimin e saj në NATO.
Përzemërsisht përshëndes këtë hap dhe ndryshimet e pritshme kushtetuese, proces që do të na bashkojë edhe si aleatë rreth vlerave të përbashkëta euroatlantike.
— Lulzim Basha (@lulzimbasha_al) October 20, 2018
/tvklan.al