Me Maqedoninë do të luajmë në Strumicë


Me Maqedoninë do të luajmë në Strumicë

17:08 01/07/2017

Ky është stadiumi ku Maqedonia do të presë Shqipërinë më 5 shtator për kualifikueset e Botërorit.

Këtë e konfirmoi edhe Federata Shqiptare e Futbollit, që sqaroi se UEFA vendosi ta zhvendosë nga Shkupi në Strumicë për shkaqe sigurie.

FSHF në njoftimin e saj shkruan se i ka shprehur shqetësimin se ky stadium nuk i plotëson kushtet, por pas një inspekitmi nga UEFA u mor vendimi përfundimtar që takimi të luhet aty.

Impianti 6 mijë vendësh ndodhet në juglindje të Maqedonisë.

Një lëvizje që ul numrin e tifozëve shqiptarë të pranishëm, të cilet sipas rregullores nuk mund të jenë më shumë se 300, që do të thotë më pak mbështetje për Kuqezinjtë.

Përballja me Maqedoninë shihet si tepër e rëndësishme për klasifimimin përfundimtar ku Shqipëria synon ta mbyllë në vendin e tretë ne grup, pasi Spanja dhe Italia janë të shkëputura.

 

 






Të ngjashme