Maqedonia, ndihma për Shqipërinë


Maqedonia, ndihma për Shqipërinë

19:35 08/01/2010

Shqiptarët e Maqedonisë kanë filluar të mobilizohen për grumbullimin e ndihmave për qytetarët e zonave të përmbytura në Shqipëri. Prej javës së ardhshme komunat shqiptare në bashkëpunim me Kryqin e Kuq të Maqedonisë do të fillojnë dërgimin e ndihmave të para për zonat më të goditura në Shqipërinë veriore. Për këtë qëllim, ambasadori i Shqipërisë në Maqedoni Arben Cejku të premten ka realizuar një takim me përfaqësuesit e kryqit të kuq të Maqedonisë.

Ambasadori Çejku nga autoritetet kompetente ka marrë garanci se  Maqedonia nuk do të lejojë rritjen e nivelit të ujërave të Drinit që derdhen në drejtim të Shqipërisë.

Gatishmëri për të ndihmuar banorët e zonës së Shkodrës kanë shprehur drejtuesit e komunës së Cairit, Tetovës, Sarajit, Strugës dhe shumë komuna tjera, të cilat udhëhiqen nga shqiptarë.

Marrim vesh se të enjten kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim Ali Ahmeti ka realizuar bisedë telefonike me kryeministrin e Shqipërisë Sali Berisha, ku ka premtuar ndihma edhe në nivel qeveritar nga Maqedonia për zonat e goditura në Shqipëri.

Tv Klan






Të ngjashme