Maqedonia në NATO, debate në parlamentin grek


Maqedonia në NATO, debate në parlamentin grek

23:22 07/02/2019

Debate të forta shkaktoi në Komisionin e Jashtëm të Parlamentit grek çështja e ratifikimit të protokollit të anëtarësimit të Maqedonisë së Veriut në NATO. Përfaqësuesit e opozitës paralajmëruan votën kundër ratifikimit në seancën e të premtes. Ish-Ministri i Mbrojtjes deklaroi se në rast sulmi nga Maqedonia, Greqia nuk mund të kërkojë ndihmën e aleancës veri-atlantike, ku do të jetë pjesë edhe ky vend.

Panos Kamenosit iu kundërpërgjigjën Zv/Ministri i Jashtëm, Jorgos Katrugalos dhe deputeti i Demokracisë së Re, Jorgos Kumucakos, të cilët sollën si kundër argument anëtarësimin e Shqipërisë në NATO, në vitin 2009.

“Ata kanë përmendur rastin e Shqipërisë, për t’iu përgjigjur ish-Ministrit të Mbrojtjes, Panos Kammenos, i cili kërkoi që protokolli i anëtarësimit të Maqedonisë të votohet me maxhorancë të zgjeruar prej dy të tretash”.

Sipas tyre, edhe protokolli i anëtarësimit të Shqipërisë, gjithashtu vend fqinj u ratifikua nga parlamenti grek me maxhorancë të thjeshtë dhe nuk ka asnjë arsye të veprohet ndryshe në rastin e Maqedonisë. Për shumicën qeverisëse, protokolli i NATO-s për është një nga kushtet e Marrëveshjes së Prespës, që konkretizon interesat kombëtarë dhe përmirëson rolin e Greqisë në Ballkan dhe në Mesdheun Lindor. Pritet që protokolli i anëtarësimit të Maqedonisë së Veriut të ratifikohet me 151 vota.

Tv Klan






Të ngjashme