Maqedoni/Presidenti Ivanov tërheq faljen për 22 politikanë


Maqedoni/Presidenti Ivanov tërheq faljen për 22 politikanë

17:22 27/05/2016

Në një konferencë të jashtëzakonshme për shtyp Presidenti i Maqedonisë, Gjorge Ivanov,  ka njoftuar për tërheqjen e faljes për 22 persona, që janë të përfshirë në politike.

“Vendimi për falje e solla në interes të shtetit dhe të qytetarëve të Maqedonisë. Shumë persona nuk e kuptuan këtë ide. Isha i akuzuar se kam dashur që t’i mbrojë politikanët, se kam krijuar drejtësi selektive. Deklaroj me vetëdije se nu kam pasur qëllim të tillë”, tha Ivanov./tvklan.al






Të ngjashme