Maqo Lakrori intervistë për Trojkën dhe Kosovën (13 Gusht 1998)


Maqo Lakrori intervistë për Trojkën dhe Kosovën (13 Gusht 1998)

16:41 13/08/1998

Ardhja e Trojkës dhe përfaqësuesve të Trojkës në Shqipëri, Sekretari i Shtetit për Integrimin Euroatlantik Maqo Lakrori ,shprehet se është një tregues tjetër konkret i interesimit të madh, të veçantë të komunitetit ndërkombëtar për situatën në Kosovë dhe në Rajon.

Sipas tij kjo është një përpjekje diplomatike për arritjen e një zgjidhje politike.“Natyrisht variantet apo opsionet me të cilat erdhën përfaqësuesit e Trojkës në procesin e parashtrimit të tyre, vendeve të ndryshme ,opinioni ndërkombëtar, natyrist këto opsione në radhë të parë do të duhen të merren në konsideratë dhe të vlerësohen nga shqiptarët e Kosovës. Ata janë që do të thonë fjalën e fundit, jo thjesht për këto opsione por përgjithësisht për zgjidhjen e problemit madhor “- deklaroi Lakrori./tvklan.al

Gazetar : Vladimir Lame






Të ngjashme